FINAL FOUR: BLOKOTEHNA - LEVSKI
Levski mposht Blokotehnan, arrin finalen
14 April, 2018 @17:11
Në gjysmëfinalen e parë të Final Four-it të sivjetëm të BIBL-së, ndeshje në të cilën njëri nga gjyqtarët ishte Daut Mehmeti nga Kosova dhe komisioner i ndeshjes ishte Faton Kurshumlija, Levski ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Blokotehnas, për të kaluar kështu në finale të kësaj gare.
Ndeshja ishte mjaft e fortë gjatë gjithë kohës, ndërsa në fund të ndeshjes më e përqëndruar u tregua skuadra e Levskit, e cila e mbylli duelin me fitore 81-85.
Më i dalluari në këtë fitore të Levskit ishte Bozhidar Avramov me 26 pikë të shënuara, kurse te Blokotehna u veçua Shakir Smith me 21 pikë.
Në finale, Levski e pret fituesin e duelit mes Rilskit dhe Bashkimit, duel ky që zhvillohet sonte me fillim nga ora 17:30.