Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Lideri si lider

REUTERS/Phil Noble

Lideri si lider


13 January, 2013 @16:34

Manchester United edhe njëherë ka treguar se përse është lider në Premier League. Djajtë e kuq në derbin e javës së XXII arritën ta mposhtin Liverpoolin me rezultat 2-1, në ndeshjen e luajtur në stadiumin Old Trafford të Manchesterit.

Golashënuesi më i mirë në Premier League, Robin Van Persie, shënoi golin e pv me sarë në ndeshje në minutën e 19’, derisa Nemanja Vidic e dyfishoi epërsinë e Manchesterit në minutën 54’.

Tre minuta më vonë Daniel Sturridge i Liverpoolit edhe një herë u tregua si transferim i qëlluar i të kuqëve duke shënuar gol për ta zvogëluar disavantazhin e skuadrës së tij, por megjithatë goli i tij nuk e shpëtoi Liverpoolin nga humbja.

Manchester United vazhdon të mbetet lider në Premier League dhe ka 55 pikë, derisa Liverpool mbetet në vendin e tetë me 31 pikë. 

FAKT: Robin Van Persie ngrit epërsinë në listën e golashënuesve të Premier League me 17 gola. 

REZULTATI

Manchester United - Liverpool 2-1 (Van Persie 19, VIdic 54 - Sturridge 57) 


 
Të gjitha lajmet nga