Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Soldado vranë Sevillan

REUTERS

Soldado vranë Sevillan


12 January, 2013 @23:50

Vrasësi Roberto Soldado doli në shesh në pjesën e dytë të takimit dhe me dy golat e tij kreu ndeshjen. Ai shënoi në minutat 51 dhe 88 për t’ia sjellë Valencias edhe një fitore të rëndësishme drejt ngjitjes së tyre. 

Ekipi i Ernesto Valverdes tash ka kërcyer në pozitën e shtatë të tabelës me 30 pikë, kurse aktualisht nga vendi i katërt e ndanë vetëm një pikë. 

Sevilla në anën tjetër nuk ka arritur t’i bëj ballë presionit të stadiumit Mestalla dhe është kthyer kokëulur për në shtëpi nga ndeshja. Sevilla përkohësisht mbetet në pozitën e 12-të me 22 pikë. 

FAKT: Pas super treshes Messi, Cristiano dhe Falcao vjen Soldado me 11 gola të shënuara në listën e golashënuesve të La Ligas. 

REZULTATI

Valencia - Sevilla 2-0 (Soldado 51, 88) 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga