FLET WESLEY SNEIJDER

REUTERS/Alessandro Garofalo
Po pres deri të hënën
12 January, 2013 @23:13
Pas njoftimit të kanalit televiziv NTV se Wesley Sneijder ka arritur pajtim për të gjitha detajet me Galatasarayin, vetëm fjala e tij mungonte. E protagonisti kryesor është pikërisht futbollisti.
Pyetja e parë e gazetarit të Sky Sport Italia, pasi që e pa Sneijderin në tribuna ishte: Si je?
E ylli holandez që dukej se ishte në qejf u përgjigj: “Mirë.”
- A po na tregon diçka më shumë?, vazhdoi Sky.
“Duhet të marr një vendim madhor, kështu që nuk besoj se do ta marr para të hënës. Ka edhe dy javë deri në përfundim të afatit kalimtar, kështu që nuk po ngutem. Jam i relaksuar dhe po i llogarisë opcionet,” ka thënë Sneijder përfundimisht për Sky Sport Italia, menjëherë pas ndeshjes.
Mediat turke ia kanë veshur fanellën e Galatasaryit atij. Ky po pret ofertat që nuk po arrijnë ende nga Anglia. E Interi nuk do që ta sheh në ekip për shkak se nuk pranoi uljen e rrogës. Saga e Sneijderit vazhdon. Së paku deri të hënën sipas tij.