Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Shaqiri kthehet në Basel

REUTERS/Arnd Wiegmann

Shaqiri kthehet në Basel


12 January, 2013 @19:02

Ish ylli i Baselit, kosovari Xherdan Shaqiri, është kthyer në stadiumin ku bëri emër. Ai ka qenë mysafir aty sot bashkë me skuadrën e tij të re, Bayern Munchen, për një ndeshje miqësore. 

Ekipi i Shaqirit ka arritur të shënojë fitore 0-3 duke treguar formën e lartë të bavarezëve para fillimit të stinorit pranveror të Bundesligës. Shaqiri është futur në lojë në minutën e 71-të në vend të Timo Kroosit. 

Ndërkaq ajo që ia vlen të përmendet te Baseli është se aty është paraqitur kosovari Arlind Ajeti. Ajeti 19 vjeçar është mbrojtës i ri i skuadrës së Baselit dhe është parqitur në ndeshje që prej minutës së 63-të. 

REZULTATI: 

Basel - Bayern 0-3 (Mandzukic 8, Schweinsteiger 11, Ribery 37)


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga