NURI SAHIN

Bongartes/ Getty Images
Rikthehet në fole
12 January, 2013 @13:14
Nuri Sahin është kthyer në folenë e tij. Futbollisti turk ka nënshkruar me Borussia Dortmundin kontratë 1.5 vjeçare, që do të thotë se deri në qershor të vitit 2014 do të jetë në Signal Iduna Park.
Sahin në Liverpool nuk kishte hapësirë të mjaftueshëm për lojë dhe është huazuar tani në skuadrën e Dortmundit, ku edhe kishte luajtur më parë.
“Jam i lumtur që jam përsëri këtu në shtëpi,” ka thënë Sahin pas nënshrimit të kontratës.