PREMIER LEAGUE

REUTERS/Nigel Roddis
Pikët e rëndësishme
12 January, 2013 @18:34
Ish ekipi i Lorik Canës, Sunderland, ka arritur sot një fitore të rëndësishme ndaj West Hamit.
Sebastian Larsson, Adam Johnson dhe James McClean kanë qenë autor të golave për ekipin e Martin O’Nealit që me tre pikët e fituara sadopak mund të marrin frymë lirshëm në luftën e tyre për mbijetesë.
FAKT: Suedezi Larsson ka shënuar gol në Premier League, për herë të parë sot, pas 31 marsit.
Fulham, në anën tjetër nuk ka qenë në gjendje ta ruaj epërsinë që e kishte në ndeshje ndaj Wiganit. Ekipi i Martin Jolit kaloi në epërsi me anë të golit të grekut me përvojë, Giorgios Karagounis, mirëpo në fund ata u përulën para golit të ish sulmuesit të Chelseat, Franco Di Santo, i cili i siguroi Wiganit pikën kyqe për të dalë nga zona e rrezikshme.
REZULTATET:
Sunderland - West Ham 3-0
Fulham - Wigan 1-1