PREMIER LEAGUE

REUTERS/Eddie Keogh
Ndahen në paqe
12 January, 2013 @15:43
Ndeshja hapëse e xhiros së XXII të Premier League ndërmjet QPR dhe Tottenham përfundoi me barazim pa gola 0-0.
Edhe pse Tottenham mundohej më shumë që të shënonte, djelmoshat e portugezit Andre Villas Boas nuk arrinin të gjenin zbrazëtinë e duhur te mbrojtja e renxhersëve.
Kështu, të dyja palët u detyruan të kënaqen me nga një pikë nga kjo ndeshje.
Me pikën e fituar Tottenham që gjindet në vendin e tretë në tabelë ka arritur në kuotën e 40 pikëve. Nëse Chelsea fiton sot ndaj Stoke Cityt do të ketë mundësinë që të kalojë mbi Tottenhamin. Ndërsa Queen’s Park Rangers i Harry Redknappit pas shumë kohe, përkohësisht, është larguar nga fundi i tabelës duke mbledhë 14 pikë.
REZULTATI:
Queen’s Park Rangers - Tottenham Hotspur 0-0