Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS BLANCOS

Asgjë nga Reali

REUTERS/Vincent West

Asgjë nga Reali


12 January, 2013 @22:42

Një Real shterp, ndërsa Marca e quajti një Real pa futboll. Pa Cristano Ronaldon s’ka futboll në Real. Kështu mund të përshkruhet loja e kampionit aktual të Spanjës, në Pamplona të Osasunës ku u deshën të ndahen pikët pas rezultatit 0-0. 

Jose Mourinho kurseu edhe Mesut Ozilin dhe Karim Benzemanë duke menduar për Kupën e Mbretit, pasi që kampionati shkoi në Kataloni. Mirëpo, ai prapëseprapë u desh që t’i fus këta të dy kah gjysma e pjesës së dytë. Prapë asgjë. 

Real mbetet në vendin e tretë me 37 pikë. 

FAKT: Osasuna është e fundit në tabelën e klasifikimit me 15 pikë nga 19 xhiro. 

REZULTATET

Valladolid - Mallorca 3-1

Espanyol - Celta 1-0

Osasuna - Real Madrid 0-0


 
Të gjitha lajmet nga La Liga