SERIE A

REUTERS/Alessandro Garofalo
Interi i lënduar, fiton
12 January, 2013 @22:57
Interi mposhti Pescaran në Giuseppe Meazza 2-0. Argjentinasi Palacio dhe kolumbiani Guarin shënuan për të siguruar fitoren e ekipit të udhëhequr nga Andrea Stramaccioni në halle.
Nerazzurrët ishin në krizë pasi që kanë marrë vetëm një pikë në tre xhirot e fundit dhe një humbje të mirë nga Udinese 3-0.
Për t’i bërë gjërat edhe më problematike Andrea Ranocchia dhe Juan Jesus kanë qenë të suspenduar për këtë ndeshje.
Walter Samuel, Dejan Stankovic, Luca Castellazzi, Ricky Alvarez dhe Yuto Nagatomo janë të lënduar.
Diego Milito, Walter Gargano, Gabi Mundigayi dhe MacDonald Mariga ishin të gatshëm vetëm për bankën rezervë.
Kështu fitoi rastin për të debutuar mesfushori i ri Marco Benassi. Interi me këtë fitore ka kaluar përkohësisht në vendin e tretë me 38 pikë.
REZULTATET:
Bologna - Chievo 4-0
Inter - Pescara 2-0