Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA FILLIMIT TË STINORIT

Liga Unike: Caktohet data e shortit dhe inspektimi

Foto: LigaUnike/fb

Liga Unike: Caktohet data e shortit dhe inspektimi


23 September, 2021 @14:27

Zyrtarët e Ligës Unike kanë mbajtur takimin e radhës para nisjes së edicionit të dytë të garës mbarëkombëtare basketbollistike, ku përfshihen klubet e basketbollit nga Kosova e Shqipëria.

Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, kanë pasur takim të frytshëm me klubet shqiptare për fillimin e edicionit të ri në Ligën Unike.

Pos skuadrave kosovare që janë bërë të ditura më herët te meshkujt dhe te femrat, tashmë janë konfirmuar edhe skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në edicionin 21/22 të garës.

Për femra, ky do të jetë edicioni i parë garues dhe pritet të jetë mjaft interesant.

Nga klubet shqiptare në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Teutës, Tiranës, Vllaznisë dhe Kamzës te meshkujt dhe Flamurtarit, Partizanit dhe Tiranës te femrat.

Liga Unike Board Meeting

Siç dihet në edicionin e ri të Ligës Unike do të fillohet edhe me konkurrencën e femrave, ku do të marrin pjesë tri klube nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.

Gjithashtu, në takim është caktuar edhe data e hedhjes së shortit për edicionin 21/22 të Ligës Unike.

Në stinorin e kaluar, për shkak të gjendjes pandemike përkatëse Liga Unike është mbajtur në formë turneu, ku kampion i parë dhe historik doli skuadra suharekase, Ylli.

E shorti për edicionin 21/22 është caktuar të mbahet më 2 tetor.

“Gjatë takimit është vendosur që shorti për edicionin e ri të mbahet më 2 Tetor, ditën kur do të mbahet edhe Klinika me Gjyqtarë,” ka bërë të ditur llogaria zyrtare e Ligës Unike sot.

Njashtu, është folur edhe për inspektimin e palestrave si dhe vendosjen e Komisarit të Garave.

“Në fundjavë zyrtarët e Ligës Unike do të inspektojnë palestrat e klubeve shqiptare që pritet të marrin pjesë në edicionin e ri, dhe më pas ky proces javën e ardhshme do të zhvendoset në Kosovë. Po ashtu sot Bordi i Ligës Unike do të mbajë mbledhje nga ora 18:00, ku do të vendoset se kush do të jetë Komisari i Garave në Ligën Unike dhe do të trajtohen tema me rëndësi për Ligën Unike,” ka përfunduar njoftimi.

 


FEDERATA

FBK siguron sponsor teknik

FBK Superliga/FBK Liga e Parë/FBK Liga e Dytë/FBK Liga e Femrave/Kupa e Kosovës/Superkupa e Kosovës/FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

FBK siguron sponsor teknik

23/09/21 @ 11:09

LIGA BALLKANIKE

Kampioni i Bullgarisë në BIBL, futet në grup me KB Peja

Balkan League

Kampioni i Bullgarisë në BIBL, futet në grup me KB Peja

22/09/21 @ 15:14

NGA INFORMATORI NR 2

Edhe Ylli e Rahoveci gjobiten nga KG

FBK Superliga

Edhe Ylli e Rahoveci gjobiten nga KG

22/09/21 @ 09:19

PAS INCIDENTIT TREPÇA-PRIZRENI

Gjobë mbi 8 mijë euro për Trepçën, reagime nga të dyja palët

FBK Superliga

Gjobë mbi 8 mijë euro për Trepçën, reagime nga të dyja palët

21/09/21 @ 22:07

KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi transferon ish-ndihëmës trajnerin e Fenerbahçes

FBK Liga e Femrave

KBF Bashkimi transferon ish-ndihëmës trajnerin e Fenerbahçes

21/09/21 @ 15:41

NGA SUPERLIGA

Statistikat e përgjithshme të ekipeve, pas dy xhirove

FBK Superliga

Statistikat e përgjithshme të ekipeve, pas dy xhirove

21/09/21 @ 15:34

GATI PËR PJESËN FINALE NË QYTETIN E PAVARËSISË

Final 4 në Vlorë, gati për spektakël

Liga Unike

Final 4 në Vlorë, gati për spektakël

13/03/23 @ 14:33

PRIZRENASIT MPOSHTIN PEJANET

Bashkimi mposht Penzën, afër sigurimit të Final Fourit

Liga Unike/FBK Liga e Femrave

Bashkimi mposht Penzën, afër sigurimit të Final Fourit

31/01/23 @ 19:41

NDËRPREHET GARA

Pezullohet Liga Unike për meshkuj!

Liga Unike/FBK Superliga

Pezullohet Liga Unike për meshkuj!

18/11/22 @ 21:29

APOLONIA - PRIZRENI

Prizreni kalon lehtë Apoloninë në Vlorë

Liga Unike

Prizreni kalon lehtë Apoloninë në Vlorë

17/11/22 @ 23:05

KAMZA - PEJA

Peja shumë e fortë për Kamzën

Liga Unike/FBK Superliga

Peja shumë e fortë për Kamzën

16/11/22 @ 20:17

MEDIA

Shtyhet edhe Trepça-Teuta!!!

Liga Unike/FBK Superliga

Shtyhet edhe Trepça-Teuta!!!

15/11/22 @ 23:01

NJOFTIM I FUNDIT

Ylli-Tirana, nuk zhvillohet nesër!

Liga Unike/FBK Superliga

Ylli-Tirana, nuk zhvillohet nesër!

15/11/22 @ 21:47

5 EKIPE KANË NDESHJE

Mesjavë e ngjeshur për ekipet e Superligë në LU dhe BIBL

Liga Unike/FBK Superliga/Balkan League

Mesjavë e ngjeshur për ekipet e Superligë në LU dhe BIBL

15/11/22 @ 10:53

PONTE PRIZRENI

Kevin Baker lirohet nga skuadra

Liga Unike/FBK Superliga/International/Transfere

Kevin Baker lirohet nga skuadra

14/11/22 @ 13:41

PUBLIKOHET ORARI PËR 2022/23

Orari i plotë i Ligës Unike

Liga Unike/FBK Superliga

Orari i plotë i Ligës Unike

11/11/22 @ 14:19


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike