ALL STAR

nba.com
Lillard i dëshpëruar
31 January, 2015 @10:17
Biletën e fundit për All Star, e fitoi DeMarcus Cousins, me lëndimin e Kobe Bryantit.
Kurse këtë vendim, nuk e ka mirëpritur, ylli i Portlandit, Damian Lillard, i cili mendon se duhet të jetë në mesin e yjeve të All Starit në New York.
“Definitivisht do të marrë këtë gjë personale, ndihem jo i respektuar, sepse e luaj lojën në drejtim të duhur, nuk jam vetjak, luaj për bashkëlojtarët e mi dhe mendoj se produktiviteti im është në nivel të lartë”.
“Unë nuk jam një njeri që them “Oh, unë duhet të jem aty, më i pari se ndonjë lojtar tjetër që është zgjedhur”, nuk e urrejë askend, e respektojë secilin person që e ka bërë këtë skuadër dhe mendoj se e merituan, por në të njejtën kohë, me të vërtetë ndihem jo i respektuar, kjo është sinqersht se si ndihem”.
Damian Lillard, është njëri ndër lojtarët kyç në suksesin e Portlandit që është duke treguar. Skuadra e Lillardit gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore me 32 fitore e 15 humbje.
Ndërsa Lillardi ka një mesatare prej 21.6 pikëve në 47 ndeshjet që i zhvilloi.
Video
Damian Lillard