TOP 10 PLAYERS

Foto: KB Ylli
White, lojtari i javës
30 January, 2015 @23:49
Alo qendra e Yllit të Suharekës, Najee White, është përzgjedhur lojtar i javës në Superligë, pas xhiros së XVI.
Në llogarinë statistikore që e bën Eurobasket.com, White i Yllit ka arritur të dalë i pari këtë javë, para Jordan Hullsit dhe Dardan Berishës nga Sigal Prishtina, për të kurorëzuar javën e suksesshme të ekipit nga Suhareka.
White luajti me 30 pikë e 21 kërcime në këtë ndeshje ku Ylli shkatërroi Kastriotin, derisa në TOP 10 të basketbollistëve më të dalluar të javës kanë hyrë këta lojtarë, nga tabela e poshtme.
TOP 10 E XHIRO XVI NË SUPERLIGË:
1 | Najee WHITE | Ylli | ||
2 | Jordan HULLS | Sigal Prishtina | ||
3 | Dardan BERISHA | Sigal Prishtina | ||
4 | Derrick WASHINGTON | Ylli | ||
5 | Donald LAWES | Kastrioti | ||
6 | Drilon HAJRIZI | Peja | ||
7 | Vincent WILLIAMS | Kastrioti | ||
8 | Artin GASHI | Ylli | ||
9 | Julian MAVUNGA | Sigal Prishtina | ||
10 | Edin BAVCIC | Sigal Prishtina |