XHIROJA XVII

Nelson pret debutimin kundër ish skuadrës
31 January, 2015 @10:00
Ndeshja kryesore e xhiros XVII në Superligë, Peja - Trepça, do të ketë një rëndësi shumë të veçantë për basketbollistin e ri të Pejës, Jaleel Nelson.
Nelson, i cili përjetoi një stinor të shkëlqyer me Trepçën gjatë stinorit 2011/12, duke u shpallur kampion i Kosovës, sonte do të jetë kundër ish skuadrës në ndeshjen e tij të parë me fanellën verdhezi.
Në fakt, basketbollisti amerikan pritej që të debutojë xhiron e kaluar në derbin kundër Sigal Prishtinës, mirëpo kjo nuk iu lejua për shkak të mos kompletimit me kohë të dokumentacioneve që janë të nevojshme për t’u paraqitur në lojë.
Madje Nelson ishte çmallur me ish skuadrën e tij në ndeshjen e xhiros së kualuar ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit, kur së bashku me Drilon Hajrizin kishin shkuar për ta përcjellur këtë ndeshje.
Skuadra e Trepçës në dy ndeshjet e para të stinorit pranveror ka treguar formë të mirë, duke e mposhtur Kastriotin dhe Vëllaznimin me përbërje krejtësisht vendore, mirëpo pavarësisht kësaj, sonte pritet të ketë punë shumë herë më të vështirë ndaj Pejës në palestrën Karagaçi.
Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 19:00 dhe do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve Daut Mehmeti, Isaa Prebreza dhe Ardian Rrustemi.
Përveç këtij takimi, sot do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Kastriotit dhe Bashkimit në Ferizaj, derisa nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të kësaj xhiroje, Vëllaznimi - Ylli dhe Besa - Prishtina.
Xhiroja XVII
E shtune, ora 19:00 | Peja - Trepça | Gjyqtarë:Daut Mehemeti, Isa Prebreza, Ardian Rrustemi | |
E shtune, ora 20:00 | Kastrioti - Bashkimi | Gjyqtarët: Xhelal Mumini, Burim Berisha, Dren Pudarolli | |
E diele, ora 19:00 | Vëllaznimi - Ylli | Gjyqtarë:Faton Kurshumlija,Daut Mehemeti,Ilhan Xhaka | |
E diele, ora 20:00 | Besa - Sigal Prishtina | Gjyqtarë:Xhavit Beqiri, Atdhe Goçaj, Artan Gashi |