Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS - BLAZERS

Lillard vendimtar, kampioni me humbjen e dytë

FOTO / NBA

Lillard vendimtar, kampioni me humbjen e dytë


29 December, 2020 @9:22

Me performancën e yllit Damian Lillard, Portland Trail Blazers e mposhti kampionin aktual, Los Angeles Lakers, me rezultat 107-115.

Lillard shkëlqeu sidomos në çerekun e fundit dhe ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së Portlandit.

Damian Lillard luajti me 31 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Gary Trent Jr me 28 pikë të tjera.

Në anën tjetër te Lakers LeBron James u dallua me 29 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.

Portland ka bilanc prej 2 fitoreve e 1 humbjeve, kurse Lakers prej 2 fitoreve e 2 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA