Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA

Liria fillon stërvitjet me përforcimet e reja

Liria fillon stërvitjet me përforcimet e reja


3 July, 2017 @18:45

Skuadra e Lirisë sot ka filluar fazën përgatitore për stinorin 2017/18.

Futbollistët bardhezi janë stërvitur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, nën drejtimin e kryetrajnerit të ri, Bledi Shkëmbi.

Në stërvitje ishin prezent edhe tre përforcimet e reja të skuadrës, Mevlan Zeka, Granit Arifaj dhe Stefan Kocev, derisa bashkë me ekipin e parë u stërvitën edhe disa futbollistë nga skuadra juniore, të cilët shpresojnë që të kenë rastin për t’u dëshmuar në këtë stinor.

Liria pritet që në ditët në vijim të udhëtoj në Ohër, për ta vazhduar atje një pjesë të fazës përgatitore.


 
Të gjitha lajmet nga