KUPA POLAKE

Lirim Kastrati gol e asist në fitoren e Legias
22 September, 2021 @21:27
Sulmuesi këmbëshpejtë i Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar gol dhe ka asistuar në një gol tjetër të skuadrës së tij që fitoi duelin e Kupës ndaj Suwalkit, 1-3.
Përballja ka qenë e vlefshme për xhiron e parë të Kupës së Polonisë, ndërsa Kastrati ka qenë startues në ndeshje për tu zëvendësuar në minutën e 90 të saj.
Pos tij, startues ka qenë edhe Jurgen Çelhaka, që luajti vetëm një pjesë, ndërsa nga minuta e 57 e ndeshjes në fushë ka qenë edhe Ernest Muçi - të dy anëtarë të Shqipërisë.