DUELI I FUNDIT I PEJËS NË STINOR TË RREGULLT

LIVE: Peja-Beroe
28 March, 2023 @16:03
Duelet e fundit të stinorit të rregullt të BIBL do të zhvillohen këto ditë, ndërsa Peja sot pret në Karagaç skuadrën bullgare, Beroe.
Basketbollistët e Pejës kanë siguruar Final Fourin e garës, ndërsa tash po kërkojnë edhe organizimin e saj. Në anën tjetër, Beroe gjithashtu është në TOP-4 të garës, pasi që skuadrat tjera janë përjashtuar nga garat e BIBL, sa për krizë finansiare, sa për mosudhëtime me arsyetime të pabaza.
Përndryshe, kjo është ndeshja e fundit e Pejës për stinorin e rregullt pas tërheqjes/largimit/përjashtimit të tri skuadrave nga gara, ndërsa verdhezinjtë e Rami Hadarit kanë bilans 7-2 pas 9 ndeshjeve të zhvilluara. Beroe në anën tjetër, ka bilans 3-5.
Ndeshja nis në ora 17:00 ndërsa atë mund ta ndiqni direkt këtu: