INTER - LIVERPOOL

Liverpool godet në qetësi Interin, për të bërë hapin e madh drejt ç‘finales
16 February, 2022 @22:53
Liverpool ka arritur fitore të madhe dhe atë kur më së paku e priste Interi vendas. Përkundër rasteve të nerazzurrëve gjatë ndeshjes, shtyllës së goditur dhe mundësive të mira që kishin, ekipi i Jurgen Klopp ka goditur me Roberto Firminon dhe Mohamed Salahun e pandalshëm në 15-minutëshin e fundit të ndeshjes për të fituar 0-2 [Firmino 75, Salah 83].
Fitorja i jep Liverpoolit avantazh të madh para ndeshjes së kthimit që do të luhet në Anfield Road më 8 mars.