FUND DRAMATIK, LLAPI FITON

Foto: KFLlapi/ fb
Llapi arrin fitore senzacionale ndaj Gjilanit!
13 April, 2025 @23:58
Pjesa e parë me dy raste, një shtyllë për Llapin nga Valmir Veliu dhe një goditje direkte e Asanagicit drejt Coricit, që s’e kishte vështirë ta mbronte portën mysafire! Pa gola, 0-0!
Pjesa e dytë nisi me gol të Gjilanit, ndërsa kur ndeshjes i afrohej fundi Ardit Tahiri zgjoi Llapin nga gjumi me gol nga afërsia me kokë. Më pas nga një top i rrëmbyer në mes të fushës, Llapi përsëri sulmon shpejtë dhe pas intervenimit jo të sigurt të Haxhihamzës, zëvendëuesi Hasani i jep epërsinë Llapit.
Ndeshjes i sinjalizohen 5 minuta shtesë! Gjilani arrin barazimin në 90’+4 përmes Armend Thaqit! Barazohet rezultati në 2-2. Sulmi i fundit i ndeshjes, një tërheqje në dukje e lehtë nga mbrojtësi i Gjilanit bëhet për VAR, pasi që Tahiri bie në zonë!
Penallti për Llapin dhe Ardit Tahiri bëhet hero i ekipit të llapjanëve, që korin fitore në një ndeshje mjaft dramatike, Gjilani - Llapi 2-3 [Edi Basa 62’, Armend Thaqi 90’+4—- Ardit Tahiri 82’, 90’+10 pen., Arianit Hasani 87’].
Ka qenë kjo humbja e dhjetë e Gjilanit, që mbyllë xhiron XXVIII në pozitë të pestë me 38 pikë, sa kanë edhe Prishtina mbi e Ferizaji nën ta. Llapi del nga zona e rënies me fitoren e sotme dhe përfundon xhiron në zonë të barazhit, në pozitë të tetë me 33 pikë.