CONFERENCE LEAGUE
Llapi barazon në shtëpi, megjithatë eliminohet
1 August, 2024 @18:57
Barazim për Llapin në takimin e sotëm ndaj Brondbyt danez.
Megjithatë, humbja 6-0 në udhëtim në ndeshjen e parë bëri që Llapi të eliminohet dhe ta përfundojë aventurën evropiane në Conference League për këtë sezon.
Sot llapjanët barazuan 2-2 dhe zhvilluan paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë, por disavantazhi i thellë nga ndeshja e parë bëri që kualifikimi të ishte pothuajse i pamundshëm.
Elvir Gashijani ishte fantastik edhe sot, duke shënuar një supergol për pjesën e parë 1-0 në të mirë të Llapit. Më pas, mysafirët danezë kthyen ndeshjen në kahun e tyre, duke shënuar dy herë për 1-2, para se Llapi ta barazonte ndeshjen falë një autogoli.
Kështu, aventura e Llapit në Evropë përfundon, ndërkohë nga Superliga e Kosovës në rrethin tjetër të Conference League tutje vazhdojnë Ballkani e Drita.
Ballkani në rrethin tjetër do të ndeshet me skuadrën Larne, kampionin në fuqi të Irlandës Veriore, kurse Drita do të përballet me skuadrën Auda nga Letonia.