LLAPI - ULPIANA

Llapi i disponuar, dëshiron largimin nga fundi i tabelës
19 October, 2021 @11:30
Pas fitores me përmbysje në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Prishtinës, Llapi dëshiron fitoren edhe kundër Ulpianës.
Llapi në këtë ndeshje është favorit së paku në letër, dhe me fitore eventuale mund të largohet nga pozita e poshtme të tabelës.
Ulpiana është skuadra me më së paku fitore në Superligë aktualisht, dhe ka një seri prej 4 ndeshjeve pa fitore.
Llapi ka 9 pikë dhe gjendet në pozitën e parafundit, kurse Ulpiana me 7 pikë gjendet në fund të tabelës.