Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE ME REZULTAT PREMTUES

Llapi një hap para finales

Llapi një hap para finales


Teksti: FFK

10 April, 2025 @22:09

Skuadra e Llapit ka bërë një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Kosovës në futboll, duke shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Drenicës, me rezultat 2:0. Takimi u zhvillua të mërkurën pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në praninë e tifozëve të të dyja ekipeve.
Skuadra vendase e nisi fuqishëm takimin dhe arriti të konkretizojë dominimin që në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi mesfushori Arbër Bytyqi në minutën e 29-të. Vetëm shtatë minuta më vonë, Llapi dyfishoi epërsinë, falë një autogoli të mbrojtësit të Drenicës, Antonio Marku.
Në pjesën e dytë, Llapi menaxhoi mirë epërsinë, duke mos lejuar Drenicën të krijojë raste serioze për të rrezikuar portën e tyre dhe kësisoj siguroi epërsi të rëndësishme për ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet pas dy javësh në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.


 
Të gjitha lajmet nga