Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Loja jonë më e disiplinuar

Arbnor Rifati, duke dhënë deklaratë pas fitores/ Foto: sshot/yt

Loja jonë më e disiplinuar


17 January, 2022 @2:17

Prizreni-16 e nisi vitin 2022 me fitore dhe atë në një terren të vështirë.

Bardhezinjtë triumfuan ndaj Trepçës Minatori të dielën mbrëma, ndërsa trajneri i skuadrës prizrenase ka qenë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

TABELA AKTUALE

“Jam jashtëzaknisht i kënaqur. Kemi luajtur ndeshjen më të disiplinuar tonën. Kemi mbajtur lojën në kontrollë. Vlen të ceket se Trepça në çerek të tretë afroi rezultatin në një pikë, por lojtarët kontrolluan ndeshjen dhe fituam,” ka thënë fillimisht trajneri i skuadrës, Arbnor Rifati.

Prizreni-16 me këtë fitore ka bërë bilansin e përgjithshëm në Superligë 10-5.

Trepca vs Prizreni

“Për mu personalisht është kënaqësi të luajmë në Minatori. Kam respekt të veçantë për qytetin e Mitrovicës, falenderoj edhe KB Trepça për mikpritjen. Ata kanë qenë në presion për rezultat pas humbjes në ndeshjen e kaluar, ndërsa ne jo,” ka shtuar ai.

HIGHLIGHTS: Trepça-Prizreni’16

Ndërsa përforcimet e skuadrës, do të shihen në ditët në vijim ka premtuar trajneri Rifati, derisa ka thënë se nuk ka dyshim te përforcimet që i bën ai.

“Sa i përket prurjeve të reja pritet të ambientohen, ndërsa sa i përket lojtarëve të huaj që vinë te Prizreni duheni me ma hek kapuçin, se jam mjeshtër i kësaj pune. Te Prizreni secili lojtar që vjen është tepër i mirë. Na duhet edhe pak kohë natyrisht për ambientim, por me rëndësi është fitorja dhe ne këtë e arritëm sonte,” ka thënë në fund fituesi i duelit.

TABELA AKTUALE

Prizreni-16 është në pozitë të katërt të renditjes tabelare në Superligë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar se kundërshtarët mbi ‘ta në renditje.

Pas dy ditësh ekspedita bardhezi do të udhëtojë në bregdet, ku në Durrës do të ndeshen ndaj Kamzës në kuadër të Ligës Unike ku kanë bilans 4-3 pas pjesës vjeshtore të stinorit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga