EUROLEAGUE

Luajti me 5 gabime personale!
2 November, 2012 @17:19
Dje në Euroleague ka ndodhur një skandal i rrallë në basketboll. Në ndeshjen e vlerësuar si kryesorja e kësaj jave ndërmjet skuadrës spanjolle, Caja Laboral dhe asaj turke, Anadolu Efes, basketbollisti i skuadrës spanjolle, Nemanja Bjelica, edhe 2:05 minuta pa mbaruar ndeshja u ndëshkua me gabimin e pestë personal, por qendra serbe nuk u largua dhe vazhdoi të luaj deri në fund të takimit, pasi që ishin numëruar gabimisht personalet e basketbollistit në fjalë. Borozani.com
Në fund të ndeshjes fitore shënoi Anadolu Efes me rezultat 64-76, duke bërë një rikthim historik pasi që në fund të pjesës së parë turqit ishin në disavantazh prej 18 pikëve.
Basketbollisti shqiptar i Efesit, Ermal Kuqo, ishte i përfshirë në përbërje të skuadrës turke, mirëpo në u inkuadra fare në lojë.
Në videon e mëposhtme mund të shihet qendra serbe, Nemanja Bjelica, i cili u ndëshkua me pesë gabime personale dhe vazhdoi të luaj deri në fund.