Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Lufta e 9-sheve në Premier League

Lufta e 9-sheve në Premier League


Shkruan: LUAN MORINA

22 July, 2017 @15:41

Me finalizimin e Moratës tek Chelsea, menjëherë kanë nisur krahasimet ndërmjet atij dhe Lukakus, kryesisht për shkak të interesimit të Manchester Unitedit për spanjollin më herët! Derisa belgu tashmë ka shënuar golin e parë për ‘djajtë’, ish-sulmuesi i Juventusit akoma nuk ka përfunduar testet mjekësore. Testet kryesore për të dy, megjithatë do të nisin pas katër javëve. Atëherë edhe do të shohim më së miri se cili ekip ka bërë vendimin më të mirë.

Ndërkohë, do të provoj të jap një pasqyrë për të dy, dhe një përfundim se cili ekip për momentin duket se ka bërë vendimin më të mençur.

Shifrat

Nuk më pëlqejnë shifrat dhe ndoshta si një plak gërnjarë do të refuzoj t’u nënshtrohem e aq më pak të komentoj në bazë të tyre, ashtu siç bëjnë ‘shkruesit modern’ të futbollit. Por, për fansat e tyre, sa për të mos i munduar të hallakatin për të kundërshtuar përfundimin në vijim, do t’i përmend pak prej tyre.
Lukaku pos një sezoni të vetëm, ka shënuar gati së paku një gol në dy ndeshje mesatarisht në Premier League. Për dallim nga Morata, Lukaku ka edhe më shumë gjuajtje në portë, e edhe duele ajrore më shumë të fituara. Më shumë se sa do të duhej të ishin me vetëm një centimetër dallim sa kanë këta dy.
Nejse, dallimi ndërmjet dy vetave duket humbje kohe. Të fusim edhe Lacazzette në këtë krahasim. Lacazzette ka më shumë gola për ndeshje se Morata viteve të fundit. Por, mbetet mbrapa Lukakus. E vetmja gjë me shifra tek Morata është saktësia në pasime. Dhe kjo ka anën e saj pozitive.

Terreni

Në fushë, Lukaku fizikisht është më i miri nga të tre. Shkathtësia, shpejtësia, forca. Dy të fundit janë më pak tek Morata, derisa Lacazzette mbetet pa të tretën. Lukaku është një 9sh më klasik, asisoj që i ka munguar Unitedit vitin e kaluar, sidomos në shkathtësi. Me topat e mirë që mund të merr nga mesfusha dhe Mikhitaryan e Mata, mund të shfaq rrezik për kundërshtarin nga çdo pozitë – brenda e jashtë zonës, me të dyja këmbët, e sidomos me kokë.
Morata është lojtar që luan më shumë në zonë. Ka aftësitë e tija edhe nga jashtë, por zakonisht do të preferonte pasimet e tija, që edhe shifrat dëshmojnë se janë të sakta. Nuk do të prisnim shumë depërtime nga ai, ashtu siç bën Lacazzette, por spanjolli do të mbulohej nga krahët e sulmit dhe të mesfushës së 3-4-3 të Chelseat. Mjafton të heq qafe dy qendërmbrojtës, diçka që s’do të bëj Lacazzette.
Ndërkohë francezi mund të bëj një rokadë në sulm me Alexisin, Welbeckun, Walcottin e këdo tjetër që mbetet në vijën sulmuese të Arsenalit, duke luajtur edhe një 9sh fals, apo një sulmues-hije. Moratën nuk e shoh të tillë, ngjashëm si Lukakun. Të dy mund të luajnë në sulme dyshe me dy krahë e dy mesfushorë.

Mendja

Lukaku e Lacazzette kanë qenë lider në ekipet e tyre. Psikikisht janë më të përgatitur dhe nuk të lënë në lloq me përjashtime bizare, edhe pse francezi di të jetë temperament. Lukaku i ka disa episode të stërzgjatura agjërimi, por i ka edhe het-trikët. Morata nuk mund të bart një ekip të vetëm në shpinë siç mund të bëjnë dy tjerët. Edhe psikikisht disi ka qenë inferior në çdo ekip që ka luajtur dhe kur je i tepërt gjithnjë në ekipin tënd të zemrës, atëherë nuk mund të presësh një ndikim të mirë në emocione.

Përfundimi

Derisa Morata mbetet absolutisht i treti – gjithnjë vetëm rezervë, çuditërisht paaftësia për të kontribuar në duelet ajrore krahas gjatësisë, mospërvoja në Premier League, kufizimi i pozitave që mund të luaj, e lënë atë pas dy të tjerëve.
Lacazzette mbetet i dyti – vjen nga një ligë inferiore, nuk mbulon mungesën e dueleve ajrore tek Arsenali.
Lukaku përkundër çmimit vjen me përvojë tashmë të kalitur në Premier League. Është i gjithanshëm në sulm, e ndoshta edhe ndër sulmuesit më të kompletuar në botë. Me krahë pak më të mirë se Lingard e Rashford do të ishte ndër bombarduesit më të mirë në historinë e Premier League.

 


ZYRTARE

Leart Emini kalon te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Leart Emini kalon te Llapi

22/07/17 @ 10:52

MIQËSORE

Liria mposht Laçin në Pogradec

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore

Liria mposht Laçin në Pogradec

21/07/17 @ 23:13

ZYRTARE

Liverpooli përforcon krahun e majtë

Premier League/Transfere

Liverpooli përforcon krahun e majtë

21/07/17 @ 22:45

LA LIGA

El Clasico në javën e 17-të

La Liga

El Clasico në javën e 17-të

21/07/17 @ 20:01

TRANSFER

Kreshnik Lushtaku prezentohet te Nikli

FFK Superliga/Transfere

Kreshnik Lushtaku prezentohet te Nikli

21/07/17 @ 19:24

MEDIA

Shkëmbi tregon synimet me Lirinë

FFK Superliga

Shkëmbi tregon synimet me Lirinë

21/07/17 @ 13:09

MVP I XHIROS I

Urim Zenelaj (KB Prizreni) - MVP (I)

FBK Superliga

Urim Zenelaj (KB Prizreni) - MVP (I)

17/09/24 @ 10:13

STAR OF THE GAMEWEEK V

Arbër Pira (Malisheva) - Ylli i javës (5)

FFK Superliga

Arbër Pira (Malisheva) - Ylli i javës (5)

17/09/24 @ 10:07

NDESHJA E MBETUR

Të mërkurën, Drita luan ndeshjen e mbetur

FFK Superliga

Të mërkurën, Drita luan ndeshjen e mbetur

16/09/24 @ 22:11

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (1)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (1)

16/09/24 @ 20:32

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (5)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (5)

16/09/24 @ 18:58

GJILANI - FERONIKELI 74

Fitorja e parë sezonale e Gjilanit, thellohet kriza e Niklit

FFK Superliga

Fitorja e parë sezonale e Gjilanit, thellohet kriza e Niklit

16/09/24 @ 17:05

FORMACIONET ZYRTARE

Gjilani-Feronikeli’74, 11-shet startuese

FFK Superliga

Gjilani-Feronikeli’74, 11-shet startuese

16/09/24 @ 14:12

DREJT KUALIFIKUESEVE NË TURQI

Trepça udhëton në Antalya për kualifikueset e Champions League

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça udhëton në Antalya për kualifikueset e Champions League

16/09/24 @ 11:36

PRIZRENASIT I KTHEHEN FITORES

Zëvendësuesi Xhevat Susuri kthen Lirinë te fitorja

FFK Liga e parë

Zëvendësuesi Xhevat Susuri kthen Lirinë te fitorja

15/09/24 @ 23:47

DRENICA NË KRYE TË RENDITJES

Shpresim Zogu vendos, Drenica mbetet në krye

FFK Liga e parë

Shpresim Zogu vendos, Drenica mbetet në krye

15/09/24 @ 23:38


 
Të gjitha lajmet nga