MEDIA
Shkëmbi tregon synimet me Lirinë
21 July, 2017 @13:09
Kryetrajneri i ri i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi, në një bisedë me newsport.al ka bërë të ditur synimet që ka ai me klubin prizrenas, që është edhe ekipi i parë që do ta drejtojë në karrierën e tij të re si trajner.
Përforcimet
Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se përmes një shoku të tij kishte ardhur në kontakt me ekipin e Lirisë, ndërsa pasi që ka parë gjendjen në klub dhe ka shtuar përvojën aty me transferimet e kësaj vere, ka bërë të ditur se ekipi tashmë duhet shikuar t’i arrijë objektivat.
“Me sa kam mësuar, Liria është një ekip me shumë traditë në Kosovë, por që vitet e fundit nuk është aty ku e ka vendin. Synimi ynë është t’i kthejmë emrin e mirë dhe të suksesshëm që ka në Kosovë dhe të jemi ekip shumë konkurrues ndaj të gjithë kundërshtarëve,” ka thënë Shkëmbi.
Krahasimi
Sa i përket përforcimeve të reja të skuadrës, Shkëmbi ka thënë vetëm “ndoshta” mund të ketë, derisa në pyejten se ku do të gjindej Liria, po qe se do të merrte pjesë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ai ka thënë:
“Vështirë është të thuhet tash në çfarë vendi do të ishte, por mendoj që kemi ekip që do të na respektonin shumë,” ka qenë përgjigjja e Shkëmbit.
Drejt stinorit 2017/18
Liria pas përgatitjeve fillestare në Prizren, aktualisht është në Ohër të IRJ Maqedonisë ku po e kryen fazën e dytë përgatitore para stinorit të ri të Superligës.
Ekipi prizrenas ka përfundnuar stinorin në pozitën e tetë, mjaftueshëm për të mbijetuar pa ndeshje barazhi në Superligë.