AFRICA CUP OF NATIONS
Ndërrimi i formatit në Kupën e Afrikës
21 July, 2017 @1:27
Një lajm që do t’i gëzojë shumicën e skuadrave europiane që posedojnë lojtarë afrikan, erdhi nga mbledhja e mbajtur në Maroko.
Kupa e Kombeve të Afrikës, zakonisht është mbajtur në muajin janar dhe shkurt dhe për këtë shumë janë kritikuar sepse ligat europiane nuk janë në pushim në atë kohë, derisa tani është vendosur të mbahet në muajin qershor dhe korrik që nga viti 2019.
Gjithashtu numri i pjesëmarrësve, nga 16 është ngritur në 24 Kombëtare.
Kupa e Kombeve të Afrikës, mbahet çdo dy vjet, derisa në 2019 nikoqir do të jetë kampioni aktual Kameruni.