REFERI
Italiani ndan drejtësinë në Superkupë
21 July, 2017 @1:49
Në ndeshjen e Superkupës, që do të luhet ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndarës i drejtësisë është caktuar të jetë referi italian Gianluca Rocchi.
Rocchi 43 vjeç, është i lindur në Firencë të Italisë, derisa ndihmësit e tij do të jenë Elenito Di Liberatore, Mauro Tonolini, Davide Massa dhe Massimiliano Irrati.
Ndeshja do të zhvillohet me 8 gusht në stadiumin Filipi II në Shkup, me fillim në ora 20:45.