ICC: UNITED vs CITY
Lukaku përsëri, United mposht Cityn
21 July, 2017 @8:28
I ardhur këtë verë për 85 milionë euro nga Evertoni te Manchester United, Romelu Lukaku, ka shënuar edhe golin e dytë në dy ndeshjet e fundit për Djajt e Kuq.
Belgu 24 vjeçar ka pranuar një top nga Paul Pogba për të shënuar golin e epërsisë për Manchester Unitedin sot në fitoren e shënuar ndaj rivalit lokal, Manchester City, në kuadër të International Champions Cup në SHBA.
Gjithsesi, duhet pasur parasysh se Jose Mourinho nisi ndeshjen me 11-shen më të mirë që ka në dispozicion në këtë ndeshje, derisa Pep Guardiola prej lojtarëve të 11-shes kryesore, kishte futur gjysmën në formacionin startues të ndeshjes.
Shpejt, pas golit të Lukakut edhe i riu Marcus Rashford shënoi për 2-0, pasi pranoi një top nga armeni Henrikh Mkhitaryan, që rezultoi në fitoren e Mourinhos, derisa në pjesë të dytë, të dy trajnerët zëvendësuan pjesën më të madhe të ekipit dhe ndërrimi në rezultat nuk ndodhi deri në fund të ndeshjes.
Pasnesër, para mesnatës (23 korrik, në ora 23:05) Manchester United do të ndeshet me Real Madridin, derisa Mbretërit e Madridit do të jenë rival i ardhshëm edhe për djelmoshat e Guardiolës, me të cilët do të takohen më 27 korrik në ora 5:35 të mëngjesit me kohën tonë.
Manchester United vs Manchester City 2-0 | All… by gameofsports