BARDHEKALTËRIT
Ish trajneri kondicional i Napolit, te Prishtina
19 July, 2017 @21:48
Prishtina po kalon në një nivel tjetër. Corrado Saccone, ish trajneri kondicional i Napolit, që ka punuar për ekipin napolitan nga viti 2010 deri në vitin 2016, do të mirret me lojtarët e Prishtinës në fazën e dytë përgatitore, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit sot.
Saccone do të qëndrojë 10 ditë te Prishtina për momentin dhe në rast nevoje do të kthehet aty, pasi që aktualisht ka kontratë me ekipin e Partizanit të Tiranës.
Fazën e dytë përgatitore bardhekaltërit do ta kryejnë në banjën e Pejës, ku do të qëndrojnë deri më 30 korrik.