KUKËSI - SHERIFF
Përkundër dominimit, penalltisë, Kukësi eliminohet
19 July, 2017 @21:33
Kukësi është eliminuar nga garat kualifikuese për Ligë të Kampionëve sonte, përkundër që fitoi 2-1 ndaj Sheriff Tiraspolit, pasi që në ndeshjen e parë ishte mposhtur 1-0.
Goli si mysafir i shënuar nga molldavët në pjesë të dytë u tregua vendimtar në ndeshje, përkundër dominimit të madh të Kukësit, tre shtyllave të qëlluara dhe një penalltie të humbur nga sulmuesi më i mirë dhe më me përvojë i skuadrës, Pero Pejic - që doli të jetë ‘fatkeqësia’ më e madhe në ndeshje.
Në fakt, kukësianët hynë në zhveshtore ‘të kualifikuar’, pasi që kishin epërsi që i çonte përpara 2-0, pas 45 minutave të para. Mirëpo, një gol i pranuar në pjesë të dytë, ku për molldavët shënoi Cyrille Bayala, vendosi gjithçka në të mirë të mysafirëve nga Molldavia.