NË GJILAN
Drita zyrtarizon 2 të liruarit nga Prishtina
19 July, 2017 @12:26
Dyshja e Prishtinës, që dje u largua zyrtarisht nga skuadra bardhekaltër, Endrit Krasniqi dhe Liridon Leci, tashmë janë zyrtarizuar si lojtarë të ri të Dritës së Gjilanit.
Krasniqi dhe Leci përsëri do të kenë ngjyrën e kaltër në fanellat e tyre, por kësaj radhe te klubit gjilanas, që po ka transferuar mbi 10 futbollistë në afatin kalimtar veror.
Kujtojmë, Krasniqi ka qenë njeriu kryesor në finalen e Kupës së vitit 2016 që me asistimet e tij ka ndihmuar Basit Khalidin të shënojë ndaj Dritës në finale, 2-1.
Ndërsa Leci ka përvojë ndërkombëtare dhe njihet për gjuajtjet e lira të tija precize, por edhe për kartona të shpeshtë.
Drita në njoftimin për përforcimet e radhës ka shkruar që qëllim kryesor i transferimeve të ekipit është rritja e konkurrencës brenda në ekip, ndërsa pas kësaj, ballafaqimi me skuadrat tjera, duke premtuar edhe vendosje të standardeve të reja në futbollin kosovar.