NËNKAMPIONI
Prishtina largon 7 lojtarë
18 July, 2017 @13:46
Edhe zyrtarisht, Prishtina është liruar nga 7 futbollistë të saj, qe deri tash kanë qenë pjesë e skuadrës bardhekaltër.
Liridon Kukaj, Liridon Leci, Gentrit Begolli, Mërgim Neziri, Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi dhe Genc Hamiti, më nuk janë pjesë e ekipit të Prishtinës, ndërsa përmes faqes zyrtare të klubit, ekipi i ka falenderuar ata për kontributin e dhënë deri tash në skuadër.
“Prishtina i falenderon përzemërsisht për kontributin e dhënë ndër vite. Ata janë pjesë e pashlyeshme e historisë së klubit. Suksese në vazhdim të karrierës,” ka shkruar njoftimi i klubit sot.