PËRFORCIM I HUAJ
Prishtina zyrtarizon Bozovicin
18 July, 2017 @13:09
Nënkampionja aktuale e Kosovës, Prishtina, para pak çastesh ka zyrtarizuar futbollistin e ri të saj, Drasko Bozovic (lex. Drashko Bozhoviq).
Bozovic 29 vjeç, vjen nga Rudari i Malit të Zi dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin bardhekaltër.
Ai ka përvojë edhe nga futbolli ndërkombëtar, pasi që përveç ekipeve të Malit të Zi ai ka luajtur edhe në Hapoel Beer Sheva të Izraelit dhe Domzale të Sllovenisë.
Mesfushori malazez mezi pret t’i takojë bashkëlojtarët, ndërsa opinioni i parë i tij dhënë për faqen zyrtare të klubit duket të jetë i mirë për ekipin.
“Mbrëmë kam ardhur, ndërsa pritja ka qenë e përkryer. Jam takuar me trajnerin dhe udhëheqësit, ndërsa sot mezi pres t’i takojë bashkëlojtarët në stërvitje,” ka thënë Bozovic në prononcimin e parë të tij si lojtar i ri i Prishtinës.