CHRISTIAN PANUCCI
Panucci me 20% më pak rrogë se De Biasi
18 July, 2017 @9:47
Në ballinë është Christian Panucci. Njeriu që pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i kombëtares, tashmë është i sigurt për mediat tiranase.
Bile, sot është bërë e ditur edhe rroga e tij, që ka qenë njëra ndër pikat më kryesore që kreu i FSHF-së kërkonte. Një selektor me rrogë më të vogël sesa Gianni De Biasi.
E Panucci ka pranuar që të drejtojë kuqezinjtë për 20 mijë euro në muaj, apo vjetoren 240 mijë euro, që e bën atë me 20% rrogë vjetore më pak sesa De Biasi, që e kishte në fillim të nënshkrimit të kontratës.
E përveç këtij fakti, Sport Ekspres ka bërë të ditur se Luigi de Canio dhe Walter Zenga kanë kërkuar 400 mijë euro në vjet nga FSHF, kurse holandezin Clarence Seedorf, FSHF e ka cilësuar si më politikan sesa që duhet!
Gjithsesi, e tëra do të mbetet në nivel spekulimi nëse FSHF nuk zyrtarizon shpejt përzgjedhësin e ri të Shqipërisë.
Por, përveç mediave shqiptare, tashmë edhe Calciomercato italiane ka thënë se e tëra që ka mbetur të bëhet me Panuccin, është zyrtarizimi nga FSHF.
E për më shumë, edhe te faqja e tij në Wikipedia, të apasinouarit e kanë shkruar që Panucci prej vitit 2017 është trajner i Shqipërisë.
Në fund të artikullit, thuhet që sonte është edhe një takim Panucci - Duka.