FEDERATA
FSHF zyrtarizon Panuccin
19 July, 2017 @11:18
Shqipëria edhe zyrtarisht ka përzgjedhësin e ri. Ashtu siç u bë e ditur disa ditë më parë, Christian Panucci, ish ndihmës selektor i Rusisë, është trajner i ri i kombëtares.
Armand Duka, kreu i FSHF-së, ka bërë të ditur se nuk ka qenë aspak lehtë të arrihet deri te trajneri i ri, ndërsa ka falenderuar të gjithë emrat e përfolur, me të cilët ka kontaktuar për trajner.
Panucci, pritet të debutojë si trajner i ri i Shqipërisë në shtator, në përballjen që kuqezinjtë e zhvillojnë ndaj Lihtenshtajnit në shtëpi.