RIVALI I TREPÇËS'89
Vikinguri u eliminua në 10 minutat e fundit
19 July, 2017 @14:54
Rivali i parë ndërkombëtar i Trepçës’89 në kualifikime për Ligë të Kampionëve, Vikingur, është eliminuar në rrethin e dytë të kësaj gare nga ekipi islandez Hafnarfjordur, duke u mposhtur 0-2 në shtëpi.
Por, Vikingur 10 minuta para fundit të ndeshjes ishte shumë afër kualifikimit, pasi që me rezultatin 0-0 ata shkonin në rrethin e tretë të garave.
Sidoqoftë, një karton i kuq i marrë nga zëvendësuesi Andreas Olsen në minutën e 80, ndërroi kahjen e lojës, pasi që penalltinë e shënoi Steven Lennon për ekipin islandez, që pas rezultatit 0-1 detyroi Vikingurin të hapet dhe në minutat shtesë, pësoi 0-2, për tu eliminuar nga gara.
Hafnarfjordur tash do të ndeshet me fituesin e duelit ballkanik, Zrinjski (BIH) dhe Maribor (SLO)