ABDUL BASHIRU
Edhe një ganez te Prishtina
19 July, 2017 @21:17
Pas 7 largimeve të djeshme, Prishtina sot ka zyrtarizuar mbrojtësin e krahut, afrikanin Abdul Bashiru.
Futbollisti 25 vjeç vjen nga skuadra Dreams FC e Ganës dhe ka qenë bashkëlojtar i dikurshëm i Khalid Abdul Basitit, sulmuesit aktual të bardhekaltërve.
“Kam ardhur në Prishtinë të punoj shumë si për vete po ashtu edhe për klub. E njoh Khalidin, ka qenë shok i imi i skuadrës në Ganë, pra referencat nuk kanë munguar të vijë këtu dhe kam kënaqësinë të jem me të dhe së bashku të japim më të mirën për klubin, por edhe për neve personalisht. Jam i përgatitur në çdo rrethanë t’i bashkohem Prishtinës”, ka thënë mbrojtësi i majtë, Abdul Bashiru.