Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A

Lufta për fituesin e grupit

Sulmuesi i Portos, Jackson Martinez dhe trajneri Vitor Pereira duke dalë nga konferenca për shtyp në Paris/REUTERS/Charles Platieau

Lufta për fituesin e grupit


4 December, 2012 @11:22

Sfida e radhës për Carlo Ancelottin do të jetë fitorja ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

Kjo, më shumë për të vërtetuar se ky Paris mund të luftojë me ekipet e mëdha europiane sesa për vendin e parë në grup, që do të mund të sjellë kundërshtarë të lehtë në pranverë. E Portos i konvenon edhe barazimi për të përfunduar si lider i grupit.

Në ndeshjen tjetër shpresojmë që Fatos Beqiraj ose Arijan Ademi të shënojnë golin e parë të Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve këtë stinor dhe të përshëndeten denjësisht nga Liga e Kampionëve, në ndeshje ndaj ukrainasve të Dynamo Kievit, që kanë siguruar Europa Leauge në pranverë.

ORARI:

Sonte:

20:45 PSG - Porto

20:45 Dinamo Z. - Dynamo K.

TABELA:

1. Porto 13p.

2. PSG 12p.

3. Dynamo K. 4p.

4. Dinamo Z. 0p.


 
Të gjitha lajmet nga