SPALLETTI MOHON

REUTERS/Francois Lenoir
Jam plakur për Milanin
3 December, 2012 @23:24
Pas kritikave të shumta që po i merr Massimiliano Allegri për shkak të rezultateve të dobëta të Milanit, njëri ndër emrat e mundshëm si pasardhës të tij në bankën e rossonerëve ka qenë edhe Luciano Spalletti.
Mirëpo, 53 vjeçari Spalletti ka mohuar përfoljet duke thënë se është shumë i vjetër për Milanin.
“Unë jam plak për Milanin. Do të vazhdojë në Rusi. Kam marrëdhënie të mira me kreun e klubit këtu. Për qejfi do të kisha shkuar në Angli,” citohet të ketë thënë Spalletti nga Football Italia.
Spalleti gjithashtu ka komentuar edhe për lojtarin që aktualisht po shkëlqen në Milan, Stephan El Shaarawy.
“Ai është lojtar mjaft i mirë, luan për bukuri. Ai më është propozuar mua që në vitin 1998 kur kam drejtuar Empolin,” ka zbuluar Luciano Spalleti.
Përveç Spalletit, Milan, është i interesuar edhe për shërbimet e ish trajnerit të Barcelonës, Josep Guardiola.