Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FURIA ROJA

Spanja me 14 Barcelonistë

REUTERS/Paulo Whitaker

Spanja me 14 Barcelonistë


3 December, 2012 @15:30

Përzgjedhësi i përfaqësueses spanjolle, Vicente del Bosque, e ka gjithmonë e më të qartë se kush po punon për vendin.

“Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Panamasë ne i morrën 8 lojtarë të Barcelonës duke pasur Puyolin, Pique-në, Xavi-në dhe Thiago-në e lënduar. Kësaj radhe nuk do të hezitoj t’i marr 14 futbollistë. Është interes nacional dhe ata e meritojnë këtë. Asnjëherë nuk do të hezitoj t’i thërras të gjithë,” ka thënë Del Bosque, i cili me Spanjën ka arritur të fitojë titullin e Kampionit Europian.

Ai në fund ka cekur se mbrojtja e ekipit varet nga Real Madridi, pasi që ata janë më me përvojë. Në mbrojtjen e Spanjës të pazëvendësueshëm janë: Iker Casillas si portier, Arbeloa, Albiol dhe Sergio Ramos.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga