ME INSPIRIM NGA ETO'O

REUTERS/Grigory Dukor
Anzhi lider në Rusi
3 December, 2012 @14:12
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Lacina Traore dhe marokeni Mbark Boussoufa kanë shënuar nga një gol në fitoren e madhe të Anzhit, në derbin e madh ndaj CSKA-së së Moskës.
Kështu ekipi i udhëhequr nga holandezi Guus Hiddink ka arritur të dalë në vendin e parë të renditjes tabelare në ligën elite të Rusisë.
“Ka qenë një ndeshje e nivelit të lartë taktik, ku të dyja ekipet mundoheshin të vendosnin në ballë forcat e tyre,” ka thënë Hiddink për televizionin rus, NTV.
Samuel Eto’o ka qenë njeriu që i ka mbushur me zemër të gjithë bashkëlojtarët para dhe gjatë ndeshjes, ndërsa kontributi i madh i tij është vërejtur në golin e dytë të Anzhit.
Anzhi pas fitores ndaj CSKA-së ka kaluar në vendin e parë me 40 pikë, sa ka edhe CSKA-ja, mirëpo ekipi i Hiddinkut ka edhe golaverazh më të mirë, por edhe rezultat më të mirë në duelet e ndërsjella ndaj kundërshtarëve moskovit.