SHKËLQIMI I TË PANJOHURIT

REUTERS/Stefan Wermuth
Njeriu i golit - Michu!
3 December, 2012 @8:37
Kush do ta kishte besuar se një transferim nga Rayo Vallecano i një lojtari me tipare të mesfushorit, do të ishte kaq vendimtar në Premier League për ekipin e tij.
Puna e Swanseat është duke ecur mrekullueshëm dhe kjo u vërtetua edhe njëherë me fitoren e madhe ndaj Arsenalit në Emirates 0-2. Golat erdhën nga spanjolli 26 vjeçar Michu në minutat e fundit të ndeshjes.
Sa ka kushtuar Michu?!
Dygolëshi i Michus e ka bërë atë të kalojë në vendin e parë të golashënuesve në Angli bashkë me Robin Van Persie dhe Luis Suarez! E kush do ta kishte besuar këtë?!
“Ëndërr. Kjo është ajo. Mirëpo, për suksesin tim duhet t’i falenderoj bashkëlojtarët, sepse ato po krijojnë hapësirë për mua. E në ndeshjen e fundit natyrisht që merita të mëdha kanë pasur asistuesit Luke Moore dhe Nathan Dyer të cilët bënë mrekulli para se të shënoja unë,” ka thënë i entuziazmuar ish mesfushori i Rayo Vallecanos.
Michu ka qenë përzgjedhje e trajnerit danez, Michael Laudrup. Ndërsa transferimi i tij kushtoi vetëm 2.5, natyrisht, e shumëzuar me një milionë funta. Laudrup është gjithashtu duke e përjetuar stinorin e parë si trajner në Premier League. E Swansea, ekip nga Uellsi që po e përjeton stinorin e dytë në Premier Leauge, është mbi shumë ekipe me emër në tabelë, si Liverpool, Arsenal, Newcastle, etj.