NERROAZZURI

REUTERS/Alessandro Garofalo
Fitorja e mundimshme
2 December, 2012 @16:48
Inter ka arritur t’i kthehet fitoreve në Serie A, mirëpo vetëm në saje të ndihmës së lojtarëve kundërshtarë. Santiago Garcia i Palermos ka shënuar autogol për ta mposhtur portierin e ekipit të tij Samir Ujkani dhe Interi t’i gëzohet fitores në fund.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Interit në Serie A, prej se e fituan Juventusin në Juventus Arena.
Me këtë fitore Inter përkohësisht ngritet në pozitën e tretë, derisa Fiorentina të luaj sonte ndeshjen ndaj Sampdorias. Inter ka 31 pikë dhe gjindet në vendin e tretë, derisa lideri Juventus ka katër pikë më shumë.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESI:
Inter - Palermo 1-0 (Garcia ag. 74)