SERIE A

REUTERS/Giampiero Sposito
Napoli mban hapin
2 December, 2012 @16:23
Napoli ka arritur të mbajë hapin me Juventusin në krye të tabelës pas fitores së sotme në mesditë ndaj Pescaras. Në fakt Napoli ishte e pakapshme për delfinët të cilët humbën thellë dhe nuk treguan asgjë shpresëdhënëse për ta në vazhdim të kampionatit.
Edinson Cavani dhe Gokhan Inler me nga dy gola secili, bashkë me një të shënuar nga sllovaku Marek Hamsik realizuan në fitoren e thellë të Napolit ndaj Pescaras prej 5-1. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi islandezi Birkir Bjarnarson.
Napoli (33) me fitoren e sotme ka mbajtur dallimin dypikësh me Juventusin (35). Ndërsa delfinët janë ngujuar në fund të tabelës me 11 pikë dhe nuk kanë shijuar asgjë përpos humbjes në 4 xhirot e fundit prej se 5 xhiro më parë kishin mposhtur Parmën.
Kosovari Valon Behrami qe i padiskutueshëm në formacionin bazë të Napolit duke korrigjuar mesfushën, ndërsa Blerim Xhemajli u fut në ndeshje prej minutës së 70, kur zëvendësoi Alessandro Gamberinin. Behrami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 40 të takimit.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Napoli - Parma 5-1 (Inler 9, 78, Cavani 58, 63, Hamsik 15 - Bjarnarson 18)