SUPERDERBI GJERMAN

REUTERS/Kai Pfaffenbach
Barazim në Allianz
1 December, 2012 @21:44
Super atmosfera e ndeshjes në Allianz Arena ndërmjet Bayernit dhe Borussias ka qenë për çdo lavdatë. E ekipet gjithashtu shfaqën gjithçka që i duhej një derbit, përkundër se asnjëra nuk i tifozët me fitore.
Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, ishte Bayerni vendas që kaloi në epërsi me anë të Toni Kroosit në minutën e 67 të ndeshjes.
Mirëpo kampionët nga Dortmundi nuk lejuan që të zgjasë shumë gëzimi i bavarezëve. Ata pas vetëm shtatë minutash barazuan nëpërmjet Mario Gotzes.
Bayern është kampion vjeshtor i Bundesligës që nga xhiroja e kaluar, mirëpo tashmë me këtë barazim, distanca e tij me përcjellësin e parë Bayer Leverkusen është shkurtuar. Bayern udhëheq me 38 pikë, derisa farmaceutët kanë 30 sosh. E kampioni aktual Borussia Dortmund renditet në pozitën e tretë me 27 pikë.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Bayern Munchen - Borussia Dortmund 1-1 (Muller 67 - Gotze 74)