MANCHESTER LIDER I SIGURTË

REUTERS/Eddie Keogh
United nuk fal
1 December, 2012 @21:11
Manchester United ka arritur të mposht më vështirë sesa që është pritur Readingun në stadiumin Madejski sonte. Mirëpo goleada dhe shfaqja e futbollit ka qenë e jashtëzakonshme nga të dyja palët, e në fund United doli fitues.
Interesant është fakti se të gjitha golat, të shtatat, u shënuan në pjesën e parë të takimit derisa në pjesën e dytë nuk kishte tundje rrjetash. Rezultatit përfundimtar prej 3-4 për ekipin e Sir Alex Fergusonit, më së shumti i kontribuoi Wayne Rooney i cili shënoi dy herë dhe asistoi njëherë në ndeshjen e sontme.
Barazimi i Manchester Cityt me Evertonin dhe humbja e Chelseat, kanë kontribuuar edhe më shumë që Manchester United të përfundojë xhiron e XV me 3 pikë dallim nga përcjellësi i parë.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Reading - Manchester United 3-4 (Robson-Kanu 8, Le Fondre 19, Morrison 23 - Anderson 13, Rooney 16, 30, Van Persie 34)