LYON KONFIRMON

REUTERS/Robert Pratta
Gomis nuk ndalet
1 December, 2012 @20:04
Lyon, jo vetëm që ka treguar lojë të mirë, por edhe ka merituar fitoren përkundër se rezultati nuk tregon ashtu. Mirëpo, 1-0 është e mjaftueshme për trepikëshin e radhës së ekipit të Remi Garde.
Ishte sulmuesi i përfaqësueses françeze, Bafetimbi Gomis, që me golin e shënuar në minutën e 26 siguroi fitoren ndaj kampionit aktual Montpellier.
Për Montpellier-në, të cilët assesi të këndellen këtë stinor, kanë mbetur edhe këtë javë në pozitën e dymbëdhjetë të tabelës me vetëm 17 pikë nga 15 ndeshje. E Lyon i pari në renditje me 31 pikë, tashmë me 5 pikë më shumë se përcjellësit St. Ettiene dhe Paris Saint Germain.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESI
Olympique Lyon - Montpellier 1-0 (Gomis 26)