LA LIGA

REUTERS/Gustau Nacarino
Barça demolon Bilbaon
1 December, 2012 @22:20
Barcelona para 90 mijë e 500 shikuesve në Camp Nou ka dhënë edhe një ‘fiesta’ të futbollit duke demoluar tërësisht Athletic Bilbaon në një fitore të thellë me rezultat 5-1.
Lionel Messi që është duke e ndjekur rekordin e legjendës gjermane Gerd Muller ka shënuar dy herë sonte, derisa golat tjera për Barçën i shënuan Gerrard Pique, Adriano Correia, dhe Cesc Fabregas.
Baskët që nga fillimi i stinorit nuk janë duke luajtur si vitin e kaluar dhe sonte përsëri e vërtetuan këtë duke mos arritur që të bëjnë asgjë më shumë sesa një gol të shënuar nga Ibai Gomez.
Barcelona pas fitores së sontme ka arritur kuotën e 40 pikëve, ndërsa përcjellësja më e afërt e saj Atletico Madrid (34 pikë), luan tash në derbin madrilen ndaj Realit. Bilbao është në vendin e 14-të me vetëm 15 pikë të tubuara.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Barcelona - Athletic Bilbao 5-1 (Pique 23, Messi 25, 70, Adriano 45, Fabregas 57 - Ibai 70)